Besi-best.tk


 

 

 

 

jeta ne xhenet

jeta ne xhenet

 

 

Muhammed Mutevel-li Esh Sha'ravi

 

JETA BASHKESHORTORE NE XHENNET

 

PYETJA:

Dëshirojme t'a dijme-sipas mundesise-si do te jete jeta bashkeshortore ne Xhennet? Ne vecanti per besimtarët ,te cilet Allahu s.w.t do t'i martoje me Hyri-të?

PERGJEGJA:

Kur e shqyrtojme ajetin و لهم فيها أزواج مطهرة و هم فيها خالدون " Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë"([1]),na ben te kuptojme se me "bashkeshorte te pasterta", eshte per qellim jeta bashkeshortore me knaqesite e saja,te cilat ndryshojne nga knaqesite e jetes bashkeshortore te kesaj bote.

Dikush do te thoshte: Vertet jeta bashkeshortore e kesaj bote bartë veshtiresi,mospajtime,mospershtatje,qofte nga burri apo gruaja;disa flasin shume,disa kane natyre te zymte,ose problemet per shkak te ngjyrave,racave…Ndersa sa i perket bashkeshorteve te pasterta te Xhennetit,ceshtja me to eshte ndryshe,ato jane te pasterta me urdherin e Allahut ;fizikisht e shpirterishte.

Ne Xhennet nuk ka mundesi te kete dic qe te neverit  apo  te shkakton nervozë.Cdo gje ne te eshte e pastert dhe pastruese me urdherin e Allahut.

Ka thene Ibnul Kajjimi ne koment te ajeteve" إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٍ {51} فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {52} يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَقَابِلِينَ {53} كَذَلِكَ وَزَوَّجْنَاهُم بِحُورٍ عِينٍ {54} يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَاكِهَةٍ آمِنِينَ {55} لَا يَذُوقُونَ فِيهَا الْمَوْتَ إِلَّا الْمَوْتَةَ الْأُولَى وَوَقَاهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.52.Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.53.Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.54.Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).55.Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.56.Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit([2])".,aty do te kene vendbanime te bukura,siguri prej cdo te keqeje,do te jete i perfshire Xhenneti  me peme e lumenje,do te kene rroba te bukura,takim me antaret e familjes,knaqesi me hyrijat,mundesine e kerkimit te cdo lloj fruti duke qene  te sigurte se  nuk do t'u nderpritet furnizimi e as nuk do te jene te demshme,dhe ne fund dituria e tyre se aty nuk do t'a shijojne vdekjen.

Hyrija eshte  grua e re,e bukur,e bardhe me sy të zi.

Hasani ka thene: Hyrijat jane shume te bardha me sy shume te zi.

Eshte polemizuar rreth rrenjes,prej se ciles rrjedh kjo shprehje.Ka thene Ibni Abbasi: El haver,në te folurit e arabeve dtth: El Bijd (E bardhe).Kete mendim e ndan edhe Katadeja.

Mukatili ka thene: El Haver dtth: Fytyrebardhe.

Ne esence,fjala El Haver dtth: El Bejad (Bardhesi) ndersa Et Tahvir dtth: Et Tebjid (Te besh dic te bardhe).

Ne realitet,fjala El Hur,eshte marre nga bardhesia e madhe ne sy (El Haver fil ajn),e cila eshte bardhesi e madhe me (ngjyre) te zeze te fuqishme.El Hur perfshin te dyjat, (te bardhen e te zezen). 

Ne Sihah([3]) thuhet se:El Hur,eshte ajo qe ka sy shume te bardhe me ngjyre shume te zeze.Grua Havra' eshte ajo qe ka havër (sy shume te bardhe  me ngjyre shume te zeze) te qarte.

El Hur ne sy eshte kuptim,qe formohet nga bukuria e ngjyres se bardhe dhe ngjyres se zeze,qe cdonjera bukurine e fiton nga e shoqja.Sy havra' eshte kur te dendet bardhesia e te bardhtit te syrit dhe e zeza e të zi-të të syrit.Gruaja nuk quhet Havra' derisa te kete ne syrin e saj havër (me ngjyre shume te bardhe e te zeze),te bardhe ngjyre trupi.

Fjala عين ج عيناء "Ain sh. Ajnaë",eshte simbol i grave me sy te medhenje.Burre A'jen eshte ai qe ka sy te medhenje ndersa gruaja Ajna' (pokeshtu me sy te medhenje).

Mukatili thote se العين "El-Ain",dtth: gra me sy te bukur.

Prej gjerave te bukura te grave jane syte e gjere e te medhenje ndersa prej cilesive jo te hijeshme jane syte e vegjel e te ngushte.

Prej gjerave qe preferohen te jene te gjera tek grate jane kater :

1-Fytyra

2-Gjoksi

3-Shpatulla, dhe

4-Balli .

Ndersa bardhesia  eshte e preferuar ne 4 vende te saj:

1-Ngjyra e saj

2-Vendi i ndarjes se flokeve te saj

3-Goja e saj,dhe

4- Syte e saj.

Ndersa ngjyra e zeze preferohet ne 4 vende te saj:

1-Syte e saj ( bebezat e syrit)

2-Vetullat e saj

3-Qerpiqet e saj dhe

4-Floket e saj.

Ne koment te ajetit 54,te sures ed-Duhan"و زوجناهم بحور عين Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija)"([4]), Ebu Ubejdete thote: Ua kemi bere bashkeshorte,ua kemi bere dy nga dy. Ndersa disa dijetare si  Junusi,Ibn Nasri dhe Ez'heriu mendojne se nuk ka per qellim Aktin e Marteses, por afrimin ne menyre te thjeshte-shoqerim,duke  e argumentuar ne baze te rregullave te gj.arabe,se nuk thuhet تزوجت بها  por تزوجتها  dhe kete e argumentojne me ajetin "فلما قضى زيد منها وطرا زوجناكها"... E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë…(Ahzab 37),dhe po te thuhej" tezev-vexhtu biha do te kishte thene "zev-vexhnake biha".

Vahidiu mendon se mendimi i Ebu Ubejdes ne kete kontest eshte me i qelluar sepse ai nga Tezvixhi (te martosh dike me dike) beri ate qe ka kuptimin "Te besh dic shok/cift te dicit, e jo ne kuptim te Aktit te Marteses,dhe nga ketu lejohet te thuhet:Ishte vetem e e martova me dike (zev-vexhtuhu bi ahar) sic (lejohet te) thuhet shefa'tuhu bi ahar (e kam bere nje cift me dike tjeter).  

Ndersa te tjeret si Muxhahidi,mendojne se per qellim eshte martesa edhe pse parafjala  ب (bi) sherben per te treguar afrim.

Ka thene Allahu s.w.t "فيهن قاصرات الطرف لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان فبأي ءالاء ربكما تكذبان كأنهن الياقوت و المرجان" " Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.57.E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?58.     Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë)"([5]).

Allahu s.w.t i ka pershkruar hyrijat me ulje,perqendrim te shiqimit ne tri vende ne Kur'an:

1) Ne suren Err-Rrahman,ajetet 56-58 ,qe me pare i cekem.

2) Ne suren Es-Saffat,ajeti 48,"و عندهم قاصرات الطرف عين "e prane tyre jane (hyrite) symedha me shikim te perulur".

3) Ne suren Sad," "و عندهم قاصرات الطرف أتراب" Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe"([6]).

Te gjithe komentatoret e Kur'anit jane te mendimit se me "shikim te perulur" eshte per qellim shiqimi vetem ne burrat e tyre e jo ne te tjeret.

Muxhahidi ne koment te fjales "قاصرات الطرف " me shiqime te perulura" thote: I ulin shiqimet dhe shiqojne vetem ne burrat e tyre dhe nuk kerkojne aske tjeter pos tyre.

Hasani ka thene"Ato shiqojne vetem ne  burrat e tyre dhe nuk ua drejtojne shiqimin te tjereve.Per Zotin ato as nuk jane te lakuriqesuara e as nuk veshin rroba te  tejdukshme".

Muxhahidi thote se ato i perqendrojne shiqimet,zemrat dhe qeniet e tyre drejt bashkeshorteve te tyre  dhe jo ndaj te tjereve.

Ndersa ne koment te fjales ترب ج أتراب (Turubun sh. Etrabun) " Te nje moshe ", te gjithe komentatoret jane te mendimit se ato jane te nje moshe, jane vajza 33 vjecare .I ketij mendimi eshte edhe Ibni Abbasi.

Muxhahidi ne koment te "Etrab" thote:Jane te njejta.Ndersa Ebu Is-haku ka thene: Ato jane ne kulminacion te rinise dhe bukurise.Mosha e njeriut dhe shekulli i tij quhen 'turbi(dheu) i tij" sepse ai dhe mosha e tij prekun dheun e tokes ne te njejten kohe.

Qellimi me "te nje moshe",eshte se ne mesin e tyre nuk ka plaka ,te cilave iu humb bukuria e as te reja,qe nuk do te mund t'i benin balle mardhenieve seksuale,derisa ne mesin e mashkujve ka femije,te cilet sherbejne si sherbetore.

Ndersa ne koment te ajetit لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان "Nuk i ka prekur kush para tyre as njeri e as xhin"([7]), Ebu Ubejde ka thene: Nuk i kane prekur.Thuhet "Ma tamethe hadha-l- beire hablun kattun" Ej: Ma messehu(Nuk e ka prekur kete deve asnje litar asnjehere).

Ferrau ka thënë: Et Tamth dtth: El Iftidad (martese me gjak).Komentatoret thone se askush nuk ka fjetur me to,as nuk i ka prekur e as nuk ka bere mardhenie me to".

Shejhi Sha'ravi mendon se nga siperfaqesia e Kur'anit, shihet se grate per te cilat po behet fjale, nuk jane prej grave te dunjase, por jane prej hyrijave, sepse grate e dunjase bejne mardhenie me burrat e tyre (njerzit) sikurse qe grate nga exhinet bejne mardhenie me burrat e tyre exhine.Pra ajeti aludon ne kete qe thame.(Allahu e di me se miri!).

Ka thene Ebu Is-haku: Ky ajet eshte argument se exhinet kryejne mardhenie intime sikurse edhe njerzit. Po ashtu ky ajet tregon se hyrijat bejne pjese ne kuadrin e te mirave apo miresive qe Allahu s.w.t i  pregaditi per banoret e Xhennetit nga pemet,frutat,rrobat etj.

Gjithashtu edhe ajeti pas tij  e aludon kete حور مقصورات في الخيام " ato jane hyri qe e kufizojne ndejen vetem ne shtepi ( tende)"([8]).,pastaj Allahu s.w.t  pas ketij ajeti thote لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان آuk i ka prekur kush para tyre as njeri e as xhin".

Imam Ahmedi ka thene: Hyrijat nuk vdesin gjate fryerjes se surit,sepse ato jane  te krijuara per perjetesi".

Ajeti poashtu eshte argument i xhumhurit te (shumices se) dijetareve islamë se exhini besimtar do te hyje ne xhennet, sikurse  qe do te hyje  exhini kafir-pabesimtar ne ferr.Madje Buhariu nje kapitull te tere e emertoi ne koleksion e tij me"Kapitulli mbi Shperblimin dhe Ndeshkimin e Exhinit"([9]).

Per nje gje te tille folen edhe Selefi (te paret tane).

Damre Bin Habibi kur u pyet:A kane exhinet shperblim? Tha:Po,e lexoi kete ajet (qe ne me larte e cekem) dhe tha:Grate nga lloji i njeriut jane per njeriun ndersa exhineshat jane per exhinin.

Ne koment te ajetit كأنهن الياقوت و المرجان ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)([10]),Hasani dhe shumica e komentatoreve thone se Allahu ka patur per qellim kthjelltesine e xhevahirit ne bardhesine e diamantit.I ngjasoi ato ne kthjelltesine e ngjyres dhe bardhesine  e saj,me xhevahirin  e diamantin.Kete mendim e ndihmon edhe mendimi i Abdullahut, i cili thote"Femra nga grate e Xhennetit  do te veshe  70 pale rroba  nga mendafshi,i duket bardhesia e nengjurit (palca e kercikes- pjeses prej nen gju e deri tek zogu i kembes) prej  anes se pasme te saj.Kjo eshte keshtu sepse Allahu  s.w.t thote كأنهن الياقوت و المرجان ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)([11]) ,dhe kjo sepse xhevahiri eshte guri (i cmuar) ,dhe nese  ti fut diç ne te ( penje ose fije teli) dhe e pastron ate do t'a shohish  ate qe  e ke futur (penin-fijen e telit) nga ana  e kunderte e tij([12]).

Kapitull:Mbi Qendrimin e Hyrijave  Vetem  ne Shtepi

Allahu s.w.t kur  i pershkruan hyrite thote " حور مقصورات في الخيام "Ato jane hyri qe e kufizojne ndejen vetem ne shtepi (tendë)([13]).

Ebu Ubejdete dhe Mukatili ne koment te ketij ajeti thone:Qendrojne ne shtepite e tyre .

Ajeti mund te barte edhe kuptim tjeter dhe atë se  ato jane te mbyllura ne shtepi per burrat e tyre,nuk i shef askush. Ky mendim eshte i perfaqesuar nga dijetaret,te cilet thone siç cekem me pare: I ulin shiqimet dhe nuk shiqojne aske tjeter pos burave te tyre ".

Shejh Sha'ravi thote:Ky eshte kuptimi i " قاصرات الطرف "…me shiqime te perulura"([14]),por,ato jane te perulura vetvetiu ndersa keto jane te kufizuara (me ndeje vetem ne shtepi).

Me pare e cekem pershkrimin e pare te hyrijave me qenien e tyre "me shiqim te perulur" ndersa keto me qenien e tyre te perkufizuara, dhe te dy pershkrimet per te dy llojet jane pershkrime te persosmerise.Cilesia e pare apo pershkrimi i pare ishte ulja e shiqimit ndaj asaj qe ai nuk e deshiron ne burra tjere ndersa kjo (e dyta) eshte perkufizimi i njeriut (qe ia ben gruas) per te mos u dukur para meshkujve tjere.

Bashkimi i Cilesive te Mira dhe te Bukurise ne Grate e Xhennetit

Thote Allahu svt"فيهن خيرات حسان "Aty jane ato gra te ndershme  e te bukura"([15]).Shejh Sharavi thote:El Hajrat(te ndershme) eshte shumes i fjales Hajretu,e cila nuk eshte e dyfishuar(me teshdid),sikur fjala: Sidetu dhe Linetu,ndersa Hisan eshte shumes i fjales Hasenetu,ato jane pra te ndershme me cilesi,edukate dhe moral, dhe te bukura ne fytyra.

Krijimi i Hyrijave

Thote Allahu  إنا أنشأنا هن إنشاء فجعلناهن أبكارا عربا أترابا لأصحاب اليمين"Ne i kemi krijuar ato ne nje krijim te ri( forme te re ). Dhe i kemi bere ato virgjeresha. Te dashura (per burrat e tyre) , te nje moshe .(ato ) jane per ata te djathtit".([16]), përemrin e ktheu tek grate,ndersa ato nuk u permenden sepse shtrati deshmoi per to,meqe ai eshte vendi i tyre..

Katadeja dhe Seid ibn Xhubejri ne koment te ketij ajeti thone: I kemi krijuar ne nje krijim te ri ndersa Ibni Abbasi mendon se per qellim ne ajet jane grate e kesaj dunjaje.

Kelbiu dhe Mukatili mendojne se ka per qellim grate e vjetra te dunjase ,te cilave iu jane zbardhur floket.Keta thone se Allahu,subhanehu ve teala, sikur ka thënë"I kemi krijuar pas vjetersise dhe pleqerise se tyre dtth pas pas krijimit te pare ne dunja".Kete mendim e ndihmon edhe hadithi merfuë,i transmetuar nga Enesi r.a"هن عجائزكم العُمش الرُمص Ato jane plakat tuaja me shiqim te dobesuar e me rrjedhje gjaku si dhe me ndytesi qe iu del nga qoshet e syve"([17]).

عن عائشة أن النبي  صلى الله عليه و سلم أتته عجوز من الأنصار فقالت:يا رسول الله أُدع الله أن يُدخلني الجنة فقال نبي الله إن الجنة لا يدخلها عجوز فذهب النبي فصلى ثم رجع إلى  عائشة  فقالت عائشة لقد لقيت من كلمتك مشقة و شدة فقال النبي إن ذلك كذا لك إن الله إذا أدخلهن الجنة حولهن أبكارا   " Aisheja r.a, nena e besimtareve rrefen se Pejgamberit i erdhi nje plake nga Ensaret dhe i tha:O i derguari i Allahut ! Lute Allahun te me dergoje ne xhennet? Tha Muhammedi a.s: Vertet ne xhennet nuk hyjne plakat. Shkoi Muhammedi a.s u fal dhe u kthye.Aisheja i tha : Nga fjala jote perjetoi mundime e veshtiresi.Tha Muhammedi a.s: Kjo çeshtje eshte keshtu sepse nese Allahu s.w.t i fut ne xhennet  i shenderron ne virgjeresha"([18]).

Mukatili ne koment te ketij ajeti mban nje qendrim tjeter,i cili njeherit eshte edhe favorit i Zuxhaxhit per kete ceshtje. Ai thote se ato jane hyrijat dhe se Allahu i ka krijuar per miqte e Tij dhe se ato nuk kane lindur por jane te krijuara nga Allahu s.w.t (e jo nga metoda e shtimit te kesaj dunjaje).

Ajo çka eshte e qarte nga ajeti  eshte se behet fjale per nje krijim brenda ne Xhennet,te cilin e  argumentojne disa aspekte:

1-Allahu s.w.t per te drejten e te devotshmeve thote يطوف عليهم" ولدان مخلدون بأكواب و أباريق و كأس من معين لا يصدعون عنها و لا يٌنزفون و فاكهة مما يتخيرون و لحم طير مما يشتهون و حور عين  كأمثال اللؤلوء المكنون Atyre u sherbejne djelmsha te gjithmonshem.Me gastare me ibrike dhe me gota te mbushura plot prej burimit.Prej se ciles pije as nuk u dhenb koka  e as nuk dehen.Edhe peme sipas deshires se tyre . Edhe mish shpezesh,cilin ta duan . Dhe( grate e tyre jane) hyrite symedha.Si te ishin inxhi te ruajtura"([19]).

Pra Allahu s.w.t permendi gezimin,enet,pijet, pemet, ushqimin, grate prej hyrijave,pastaj i ka permend djathtistet; pijet e tyre,shtreterit e tyre dhe grate e tyre.Ajo qe siperfaqesisht vërehet eshte se ato jane sikurse grate para tyre, te krijuara ne xhennet.

2) Allahu,subhanehu ve teala, ka thene " إنا أنشأنا هن إنشاء " Ne i kemi krijuar ato ne nje krijim te ri (forme te re )([20]), dhe kjo tregon se eshte fjala per krijimin e pare e jo te dytin, sepse kur Allahu,subhanehu ve teala,deshiron krijim te dyte e cek ate siç thote  " و أن عليه النشأة الأخرى " Dhe se Atij i takon ngjallja e tjetër (ringjallja në ahiret)([21]). dhe ajeti tjeter و لقد علمتم النشأة الأولى  " dhe ju e dini zanafillen e pare"([22])

3) Ligjerimi apo drejtimi me  me و كنتم أزواجا ثلاثة" e ju te ndaheni ne tri grupe "([23]), vlen per burrat e per grate  dhe se krijimi i dyte  eshte per te dy llojet  sikurse ajeti إنا أنشأنا هن إنشاء  Ne i kemi krijuar ato ne nje krijim te ri (forme te re )"([24]), i ka bere te qarta vecorite e tyre (grave)me kete krijim.

Hadithi qe e cekem me pare nuk tregon per vecorite e plakave me kete pershkrim por tregon per ortakesine e tyre me hyrijat dhe se nuk ka per qellim veçimin  e hyrijave nga grate e dunjase  me cilesite e permendura, sepse grate e dunjase kane me shume te drejte ne burrat e tyre sesa ato dhe se krijimi do te jete per te dy llojet. Allahu e di me se miri!

Fjala e cekur ne ajet عرب ج عروب " Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe([25])., dtth te dashura per burat e tyre. Ka thene Ibn El A'rabiu: Se grate e ketij lloji jane: Te sjellshme  dhe te dashura ndaj burave te tyre.

Ebu Ubejdete ka thene se grate e tilla jane:Te degjueshme,te bukura dhe te stolisura para burave te tyre.Autori mendon se per qellim eshte sjellje e mire e tyre dhe butesia ndaj burrave gjate mardhenieve seksuale.

Mebredi ka thene:Gruaja e tille eshte: E mallengjyer dhe dashuruar fort per burrin e saj .

Komentatoret ne koment te fjales " العُرُب " Të dashuruara (për burrat e vet)", kane thene se ato jane ashike( dashnore-el avashik) ,te dashrurara ( el mutehabbibat),jane femra lozonjare(ganxhat),jane te sjellshme,xhentile (sheklat),jane te dshruar dhe shume te permalluara per burrat e tyre ( el muteashshikat el galimat) dhe jane lozonjare (el magnuxhat).Tere keto jane prej shprehjeve te tyre.

Buhariu e verteton kete ne Sahihun e tij kur thote se se shprehja Uruben عربا " Të dashuruara (për burrat e vet)", njejesi i saj eshte Urub عروب" ",sikurse fjala Sabbur dhe Sabr ( صبور و صبر ).

Mekkasit i quajne El urbetu ( العربة ),Medinasit i quajne El ganxheh (الغنجة) ndersa Irakianet i quajne Esh shekleh ( الشكلة ).Shprehja urub( العرب ) e ka domethenien e grave qe jane te dashura per burrat e tyre.Keshtu shprehet Buhariu ne kapitullin" Bid'u-l- Halki ( Fillimi i Krijimit).Shejh Sha'ravi thote: Mendoj se Allahu,subhanehu ve teala, me keto cilesi permbledhi bukurine trupore dhe sjelljen e tyre te mrekullueshme,madje ky eshte qellimi kryesor qe kerkohet prej grave dhe me gra te tilla njeriu arrin knaqesine kulmore me to.

Ajeti لم يطمثهن انس قبلهم و لا جان "Nuk i ka prekur kush para tyre as njeri e as xhin"([26]) aludon ne arritjen  kulminacionit te knaqesise me to dhe se knaqesia e njeriut me gruan me te cilen nuk ka fjetur askush pos tij eshte nder per te.

Nga Persosmeria E Bukurise Se Grave Te Xhennetit

Thote Allahu,subhanehu ve teala,إن للمتقين مفازا حدائق و أعناب و كواعب أترابا " S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.32.Kopshte e vreshta rrushi.33.Edhe vasha të një moshe([27])..Fjala Kevaib (Vasha) eshte shumes i fjales Kaib,qe dtth: Nahid ( gjinje te shtrenguar).

Katadeja,Muxhahidi dhe komentatore tjere kane thene se Kelbiu ka thene"Ato jane felkat (Beqaresha me gjinje te rrumbullaket),te cilat i bejne gjinte e tyre ne forme kubi.

Kuptimi i vertet eshte se behet fjale per femra me gjinje te bukur sikurse shege  e jo te leshuara.Femrat e tilla quhen كواعب و نواهد( Kevaib dhe Nevahid) .

Kapitull:Cilesite E Bukura Te Grave Te Xhennetit Dhe Nderimi Me To Burrat E Tyre

Transmeton Buhariu nga Enes Ibni Malik se Pejgamberi Alejhi selam  ka thene "…po te shfaqej nje femer nga grate e xhennetit token do te mbushte me ere çka ka mes toke e qielli dhe do te shendriste. Mbulesa e saj mbi oken e saj eshte me e mire se dunjaja dhe çka ka ne te "([28]).

Transmetojne Buhariu dhe Muslimi ne Sahihat e tyre nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thene "Grupi i pare qe do te hyje ne xhennet jane ne forme te henes se nates se bedrit  pastaj ata qe i pasojne shendrisin  sikurse yjezit qe xixillojne ne qiell, per cdo njerin prej tyre ka nga dy gra , palca e kërçikës se te te cilave duket nga ana e pasme e mishit te tyre dhe çdo gje qe eshte ne xhennet eshte e virgjer([29]).

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi ka thene"Per xhennetliun ka dy gra nga hyrijat dhe mbi cdo njeren ka nga 70 pale rroba, nga jashtesia e te cilave duket paca e kërçikes se tyre"([30]).

Transmetohet nga  Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi Alejhi selam ne koment te ajetit كأنهن الياقوت و المرجان ato jane si xhevahiri e diamanti( te kuqerremta ne te bardhe)([31]), ka thene " Shiqohet njeriu ne faqen e saj me te pastert sesa pasqyrja .Po te afrohej nje margaritar  prane fytyres se saj  çka ka mes lindjes e perndimit . Mbi te ka 70 pale rroba .Shiqimi i tij deperton ne trupin e saj derisa e shef edhe palcen e kërçikes nga jashte([32]).

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi Alejhi selam eshte pyetur "O i derguar i Allahut! A do t'i takojme grate tona ne  Xhennet ? Tha: njeriu do te arrije gjate dites deri tek 100 virgjeresha([33]).

Numri I Grave Te Banoreve Te Xhennetit

Sipas haditheve te verteta cdo njeri do te këtë nga dy gra.Ne këtë rang hadithesh nuk permendet numer me i madh.Nese keto hadithe ( te lartecekura S.I) jane te ruajtura (Mahfudha)([34]) atehere qellimi me to ose është ato qe i kane shtese ndaj dy grave,ku numri i tyre do te jete konform numrit te shtepive qe i kane,disa me pak e disa me shume,sikurse numri i djelmoshave dhe sherbetoreve (qe do te jete me shume sepse cdo shtepi do t'i këtë te vecante S.I).

Ose është per qellim se i ipet njeriut forca e atij qe mund te bej mardhenie seksuale me këtë shifer grashe dhe keshtu rezulton se mendimi i fundit është i qelluar( i ruajtur-Mahfudh).Disa e kane transmetuar këtë hadith me kuptim ku i ka thënë" kaq e kaq gra".

Tirmidhiu  transmeton nga Enesi se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" Besimtarit i ipet ne xhennet force e kaq dhe kaq (shifre burrash) per mardhenie". i është thënë: O i derguari i Allahut! Po a ka mundesi ai per nje gje te tille?Tha: I ipet force e njeqind vetave"([35]). Ky hadith është i vertete dhe ndoshta ata qe e transmetojne thone 100 virgjeresha duke e transmetuar me kuptim apo ka mundesi qe dallimi i tyre ne numrin e grave është sipas dallimit te tyre ne pozitat ne xhennet.Allahu e di me se miri!

Nuk ka dyshim se besimtari ne xhennet do te këtë me shume se dy gra.Kete e verteton edhe hadithi,i cili gjendet ne dy koleksionet e verteta,i transemtuar nga Ebu Bekir Bin Abdil-Lah Bin Kajs e ky nga babai i tij, i cili thote: Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam "Vertete besimtari ne xhennet do te këtë shatore te diamantit te paster,gjatesia e te cilave do te jete 60 mile.Robi besimtar ne to ka familje.Endet neper ta ndersa ata nuk e shohin njeri tjetrin"([36]).

Lenda Nga E Cila Jane Te Krijuara Hyrite Dhe Disa Cilesi Te Tyre

Sa i perket lendes prej se ciles jane krijuar Hyrite,thote Ebu Selemete Ibni Abdurrahman "Per dostat e Allahut ka nuse ne Xhennet, qe nuk i kane lindur as Ademi e as Hava, por jane te krijuara prej shafranit".

Kjo eshte transmetuar nga dy sahabinje,Ibni Abbasi dhe Enesi,Allahu qofte ndare i knaqur prej tyre,dhe dy tabiin Ebu Selemete dhe Muxhahidi,Allahu i paste meshiruar.

Sido qe te jete,Hyrija është prej krijesave te Xhennetit,e cila nuk ka lind nga babai dhe nena.Allahu e di me se miri!

Nese shohim nje femer te bukur qe na mahnit bukuria e saj magjepsemi,megjithe dijen se ajo  eshte e krijuar prej dheu,atehere si qendron puna me ato femra qe jane te krijuara nga shafrani.

Sa i perket lendes se krijimit është transmetuar edhe nje variant tjeter:

Transmetohet nga Zuhriu se Ibni Abbasi ka thene:Vertet ne Xhennet  eshte nje lum i quajtur Bejdah,mbi te ka shatore prej xhevahiri,e nen te jane te krijuara hyrijat .Thone banoret e Xhennetit: Ejani te shkojme tek 'Bejdahi".Shkojne dhe flasin dore per dore me keto roberesha,e nese ndonjerit i pelqen ndonjera,e prek ne dore dhe ajo e pason([37]).

Thote Ibni Abbasi: Ishim ulur tek Ka'bi nje dite e tha:Po t'a kishte qitur doren nga qielli nje hyri, do te kishte shendritur tere toka sikurse shendrit dielli dunjane.Une po uregoj per doren, po si eshte puna me fytyren e saj , bardhesine dhe bukurine e saj"([38]).

Ne Musnedin e Imam Ahmedit transmeton Muadh Ibni Xhebel se Pejgamberi Alejhi selam ka thene: Nuk ka grua qe e nervozon burrin ose i shkakton probleme e te mos thote gruaja e tij nga hyrite:Mos e nervozo, mos i shkakto probleme Zoti te vrafte.Ai tek ti eshte musafir,ka gjasa qe të ndahet nga ti e te vije tek ne"([39]).

Ka thënë Rebii Bin Kulthum: Shikonim ne Hasanin ne te rinjte e tha: O turme  te rinjesh! A nuk permalloheni per hyrite?

Vazhdon Rebiu e thote: Me ka rrefyer Ibni Ebi El Havari se atë e kishte informuar Hadremiu,i cili kishte buajtur nje nate tek Ebu Hamzeja.Thote: Buajtem une dhe Ebu Hamzeja ne plafonin e shtepise.M'a terhoqen shikim levizjete tij ne shtrat deri ne mengjes.(Ne mengjes) I thashe: O Ebu Hamza! Tere naten je rrotulluar.Tha: Kur rashe te flej,m'u personifikua nje Hyri saqe ndieja edhe lekuren e saj.Ajo m'a preku lekuren time.I tregova per kete Ebu Sulejmanit,i cili me tha" Vertet ai njeri ka qene i permalluar (per xhennet).

Ibni Kethiri thote: Hyrite i takojne burrat e tyre tek dyert e Xhennetit e iu thone:Kohe te gjate iu kemi pritur,ne jemi te knaqshme e jo te hidheruara,ne jemi vendase e jo nomade-endacake,ne jemi te perjetshme e nuk vdesim. I thote burrit te vet me zerin me te embel:Ti je dashuria ime e une e jotja.Pas teje nuk kerkoj aske tjeter..."([40]).

Kapitull: Mbi Martesen E Banorve Te Xhennetit, Mardheniet Seksuale,Knaqesite, Mospatja E Spermes,Mosdobesimi I Trupit Nga Mardheniet Dhe Mos Obligimi I Guslit

Ebu Hurejre rrefen se Pejgamberi Alejhi selam ishte pyetur se "A do te arrijme tek grate tona ne xhennet? Tha: njeriu do te arrije gjate dites deri tek 100 virgjeresha ".

Me pare cekem hadithin e Ebu Musait,per vertetesine e te cilit është dakorduar ne mes dijetareve,ne te cilin thote Pejgamberi Alejhi selam" Vertete besimtari ne Xhennet do te këtë shatore te diamantit te paster,gjatesia e te cilave do te jete 60 mile.Robi besimtar ne to ka familje…"([41]).

Ne hadithin e Enesit qendron" Besimtarit ne xhennet i ipet force kaq e kaq per gra". Këtë hadith e ka cilesuar si sahih Tirmidhiu.

Taberaniu, Abdullah Bin Ahmedi dhe te tjeret transmetojne nga Lekit Bin Amiri, i cili kishte thënë: O i derguari i Allahut! Cfare mund te njoftohemi per Xhennetin? Tha: Për lumenje nga mjalta e paster,lumenje nga gota,prej se ciles nuk shkaktohet kokedhimbje apo pendim,lumenje nga qumeshti,shija e te cilit nuk ka ndryshuar.(Pastaj) Uje jo i amullt,pastaj peme,qe pasha Allahun jane nga ato qe i dini dhe me me te mira,pastaj gra te pastera.Thashe: A do te kemi ne xhenet gra te ndershme?! Tha: Te ndershmet jane per te ndershmit.Knaqeni me to sic knaqeni ne dunja,sikurse qe edhe ato ndiejne knaqesi me ju,por nuk ka lindje"([42]).

Transmetohet se Abdullah Ibni Mesudi ne koment te ajetit إن أصحاب الجنة اليوم في شغل فاكهون Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi([43]). thote jane preokupuar me ndarjen e virgjereshave([44]).Nje koment te tille e pohon edhe Evzaiu dhe Ibni Abbasi.

Ka thënë Mukatili se ata jane preokupuar ndarjen e hyrijave,i kane harruar banoret e zjarrit,te cilet nuk i perkujtojne dhe nuk interesohen fare per ta.

Ebu El Ahvesi thote se jane prokupuar me ndarjen e beqareshave ne shtreter ne dhomat e nuserise.

Seid Ibni Xhubejri thote:Epshi i njeriut rrjedhe 70 vjet duke patur knaqesi"([45]).Nuk behen te papastert qe te kene nevoje per pastrim e as nuk iu humbe fuqia por mardheniet e tyre jane te knaqshme dhe s'kane lodhje ne asnje aspekt.

Njeriu me i perosur atje do te jete ai qe me se shumti është ruajtur ne këtë bote.Cdo kush qe pin vere ne këtë bote nuk do te pije ne ahiret.Kush vesh mendafsh ne këtë bote nuk do te vesh ne boten tjeter,kush han nga enet e arit nuk do te haje prej tyre ne boten tjeter.Kur ishte pyetur per to Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë " Ato jane per ata(pabesimtaret) ne kete bote ndersa per ju jane ne Ahiret"([46]).

Andaj, ai i cili i perdor ne kete bote dhe kenaqet me to, nuk do t'a shijoje knaqesine e tyre ne Ahiret.

Transmeton Imam Ahmedi nga Xhabir Ibn Abdil-lah se ky i fundit e kishte pare Omerin,i cili kishte blere mish per nje dirhem per familjen e tij e i tha:Ç'eshte kjo? Tha:Mish e bleva nje dirhem per familjen time. Tha : A kush te doje nga ju blen ate qe deshiron. A nuk ke degjuar te kete thene Allahu: أَذْهَبْتُمْ طَيِّبَاتِكُمْ فِي حَيَاتِكُمُ الدُّنْيَا وَاسْتَمْتَعْتُم بِهَا  Ju  i shfrytezuat te mirat ne jeten e dunja e i perjetuat ato…"([47]).

Ka thënë Hasani" Erdhi nje delegacion nga Basra ne krye me Ebu Musain tek Omeri.Shkonim cdo dite dhe ai kishte buke  per tre vete.Na ka rënë te hame me dhjame,yndyre,qumesht,mish te thate,i cili troshitej pastaj hidhej ne uje te zihej,ose mish te fresket,por rralle.Nje dite tha: Pasha Allahun une po shof se ju nuk po e hani dhe po e urreni ushqimin tim.Pasha Allahun!Po te doja,une do te haja me se miri buke,do te jetoja me se miri por une kam degjuar Allahu,subhanehu ve teala, duke nencmuar nje grup njerzish per dic qe kishin bere e kishte thënë" أَذْهَبْتُمْ    طَيِّبَاتِكُمْ فِي حَيَاتِكُمُ الدُّنْيَا وَاسْتَمْتَعْتُم بِهَا  

Search site